Tahiri-Qeverisë: Mos u fshihni pas FMN-së për Trustin, gabim i madh nëse nuk kalon

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se mazhoranca nuk duhet të fshihet pas kundërshtimeve të FMN-së për tërheqjen e Trustit, raporton Ekonomia Online.  

Megjithatë, Tahiri thotë se pret që të ketë ndonjë opsion apo propozim nga ana e Qeverisë në mënyrë që Trusti të kalojë.

“Problemi thelbësor në raport me logjikën e Qeverisë qëndron që apriori i thonë “JO” gjithçka që vjen prej opozitës. Ajo që ne presim është që të ka ndonjë opsion, të propozojnë ndonjë ide, pozicion në mënyrë që Trusti të kalojë. Përndryshe, nëse jetë në këtë fazë atëherë shihet që Qeveria nuk ka vizion në raport me sitautën e qytetarëve dhe mbi të gjitha nuk ka kurr një politikë aktive në raport me kërkesën që është kërkesë burimore”, tha Tahiri.

Ai ndër të tjera u shpreh se kjo Qeveria e VV-së një kohë u fshihte pas UNMIK-ut tash po fshihet pas Fondit Monetar.

“Janë dy çështje e para është argumenti që Trusti ndikon në politikat makrofiskale, stabiliteti buxhetor është gabim për shkak se Trusti nuk ka kurrë një kontribut. E dyta në bazë të inflacionit, kjo prapë është një gabim i jashtëzakonshëm që e bën ministri i Financave dhe që shihet se nuk ka realisht ide në raport me impaktin që do të jepte Trusti në Kosovë.
Një kohë u fshehshin pas UNMIK-ut tash po fshihen pas Fondit Monetar për shkak se ky Fond ka pasë gjithmonë këso pozicione”, tha Tahiri.

“Nuk është mirë të fshihen pas Fondit Monetar për trustin. Janë pjekur kushtet për 30 për qind, përndryshe është gabim shumë i madh nëse nuk kalon”, tha Tahiri.

Të ngjashme