Tahiri: Rekomandimet për luftimin e korrupsionit i kam trajtuar me dinamikë të përshpejtuar

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 19:09 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë debatit parlamentar lidhur me korrupsionin si kriter për liberalizimin e vizave ka përsëritur edhe një herë punën e tij që nga marrja e mandatit.

Tahiri tha se nuk ka qëndruar indiferent ndaj plotësimit të obligimeve të dala nga raporti i vendit për agjendën e reformave evropiane.

Ai tha se në fokus ka pasur sidomos ato kërkesa që kanë pasur të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në adresimin e obligimeve raporti i vendit agjendës së reformave evropiane dhe masave të tjera kundër korrupsionit ka pasur disa kërkesa dhe rekomandime ndaj të cilave unë nuk kam qëndruar asnjë moment indiferent por i kam adresuar me kohë dhe një dinamikë të përshpejtuar”.

Ndër masat e ndërmarra, Tahiri ka përmendur rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial si dhe rishikimin e Kodit Penal.

“Një indikatorë tjetër i rëndësishëm që tregon gatishmërinë tonë për një gjyqësor të pavarur efikas dhe të përgjegjshëm është rrija e buxhetit për këshillin gjyqësor dhe prokurorial”

“…në kodin penal puna ka  qenë intenzive profesionale gjithëpërfshirëse dhe ndryshimet e rekomanduara kanë qenë aq të thella sa që kanë prodhuar një strukturë pothuajse tërësisht të re të Kodit Penal”, tha Tahiri.

Të ngjashme