Tahiri: ShBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe njëherësh nënkryetar i partisë Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ditës së sotme Tahiri ka vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.

Tahiri nga Iowa tha se ShBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO.

“Pata nderin që në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa, në një fjalë rasti të përshëndes dhe t’iu uroj mirëseardhje mysafirëve nga ky shtet, i cili përgjatë viteve ka pasur një angazhim të madh në Kosovë.ShBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Kosova edhe pse shtet i vogël, ka një potencial të madh në zhvillimin ekonomik dhe investimet nga ky shtet dhe nga ShBA-ja janë investime të sigurta.Falënderova Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikanë që angazhohet në forcimin e Ushtrisë sonë dhe secilin ushtar dhe oficer që ka shërbyer, duke u lutur për shëndetin e familjeve të tyre dhe duke uruar bekimin e ShBA-së dhe miqësisë së Kosovës me Amerikën.Ritheksova dhe falënderova përfaqësuesit e qeverisë së këtij vendi, që mbi 800 qytetarë të Iowa-s, nga viti 2003 kanë qenë të angazhuar në Kosovë, si në misione civile ashtu edhe në ushtarake. Dhe, mbi të gjitha, kërkova nga ta që angazhimi i tyre të shtohet”, përfundoi ai.

Të ngjashme