Tahiri: Sjellja e Osmanit po e dëmton imazhin e demokracisë parlamentare

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se sjellja irracionale, antiligjore dhe militanteske e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, po e dëmton imazhin e demokracisë parlamentare dhe traditës shtet formuese.

Sipas tij, kjo sjellje e akorduar midis Osmanit dhe Kurtit është e papranueshme, njofton Klan Kosova.

“Për shkak të sjelljes së saj antiligjore e irracionale dhe të qëllimshme e të akorduar me Albin Kurtin, opozitës po i kufizohet ushtrimi i rolit të saj. Kjo u pa sot, kur në mungesë të PDK-së, partitë në pushtet kanë përzgjedhur Komisionet Parlamentare në një format jashtëzakonisht të dëmshëm për transparencën, llogaridhënien, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik të sferës institucionale”.

“Fakti se VV-ja dhe LDK-ja që drejtojnë qeverinë, kanë marrë përsipër kryesimin e komisioneve kryesore parlamentare siç është ai për Legjislacion; Buxhet dhe Financa; Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së; Bujqësi e Zhvillim Rural, si dhe atë për Arsim, Shkencë e Teknologji, është treguesi më i qartë se pushteti aktual po provon të vejë në kontroll agjendën për kapjen e shtetit duke eliminuar kështu linjat e llogaridhënies”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme