Tahiri: Sot fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar çdo parregullsi në vend

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur fitore të opozitës votimin e komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se u humb shumë kohë në një debat të panevojshëm, i cili mënjanoi nga debati publik temat më të rëndësishme për vendin – ato që ndërlidhen me jetën e qytetarit.

POSTIMI I PLOTË:

Që nga dita e parë, ishte gabim dhe arrogancë e tepruar e LVV-së, mosvotimi i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen energjetike në vend.

Humbëm shumë kohë në një debat të panevojshëm, debat i cili për një moment i menjanoi nga debati publik temat më të rëndësishme për vendin – ato që ndërlidhen me jetën e qytetarit.

Kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes Kurti, askund nuk është Ligji i Pagave, e siç po shihet edhe këtë vit nuk do të miratohet.

Jemi në vitin e dytë kur nuk ka asnjë ndihmë konkrete për rimëkëmbje ekonomike. Ka vetëm fjalë e fjalime me rimë.

Jemi në vitin e dytë pa vendim për trustin, pa vendim për subvencione të bizneseve, pa asgjë.

Strategjinë e arrogancës që po e përdor shumica parlamentare është e dëmshme për vendin, kjo i vërtetua edhe sot! Në fakt sot, fitoi e drejta legjitime e opozitës për të hetuar parregullësi, sikurse që u menjanua një debat i cili është dashur të kryhet brenda një dite.

Duhet ta kuptojnë mirë LVV dhe Kryeministri Kurti se demokracia për nga natyra është komplekse por që koha ka dëshmuar se është modeli më i mirë për kombet dhe shoqëritë e lira.

Të ngjashme