Tahiri takohet me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, zotohet se do të vazhdojë të jetë i hapur e transparent, model i qeverisjes së mirë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, është takuar me disa nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Vushtrri  nga OJQ Acess, Hareja, e KVRL ku është zotuar se do të vazhdojë të jetë i hapur e transparent, model i qeverisjes së mirë.

Tahiri ka shkruar se është i kënaqur që Vushtrria ka një sektor aktiv të OJQ-ve rinore si dhe organizata të shoqërisë civile aktive e të cilat e korrektojnë pushtetin komunal dhe ndihmojnë aktivizmin qytetarë. 

Postimi i plotë i Tahirit:

Kam takuar disa nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile në Vushtrri nga OJQ Acess, Hareja, e KVRL. 

Jam i kënaqur që Vushtrria ka një sektor aktiv të OJQ-ve rinore si dhe organizata të shoqërisë civile aktive e të cilat e korrektojnë pushtetin komunal dhe ndihmojnë aktivizmin qytetarë. 

OJQ nacionale, Ministria e Pushtetit lokal e madje edhe USAID TEAM projekt e kanë vlerësuar maksimalisht Vushtrrinë për transparencë e llogaridhënie. Do të vazhdojmë të jemi të hapur e transparent, model i qeverisjes së mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme