Tahiri takon ambasadorin e Kosovës në Kroaci

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri gjatë ditës së sotme ka vizituar Kroacinë ku dhe është takuar me ambasadorin e Kosovës në Koraci, Zef Mirdita.Ai ka shkruar se ka dorëzuar mirënjohje për familjen e Mirditës në kontributin që kanë dhënë për popullin shqiptar.

Postimi i plotë:

“Sot gjatë vizitës në Kroaci, pata nderin që në Ambasadën tonë në Zagreb t’ua dorëzoj Mirënjohjen, post mortem, fëmijëve të historianit të shquar prof. dr. Zef Mirdita, Dr Marta dhe Gjon Mirdita Mirënjohjen në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dorëzova tek familja për kontributin e shquar që Prof Mirdita ka ofruar në edukimin e brezave, zhvillimin e arsimit dhe punën e tij kërkimore e shkencore, promovimin e historisë, kulturës dhe vlerave autentike të trashëgimisë shqiptare në botë.

Të ngjashme