Tahiri: Të enjten Kuvendi do të diskutojë për uljen e shtesave të pensionistëve

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 14:30 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi se të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë për të diskutuar në lidhje me vendimin për uljen e shtesave të personelit shëndetësor dhe pensionistëve, raporton Ekonomia Online.

“Mbledhja e Kryesisë vendosi që në seancën e të enjtes të vendoset si pikë kërkesa e AAK-së lidhur me vendimin për uljen e shtesave për personelin shëndetësor dhe për atë të pensionistëve.

“Në seancën e të enjtes do të kërkojmë që këto shtesa të rikthehen me shumën e njëjtë dhe atë paraprake. Për pikat tjera do të ju njoftojmë në vazhdim”.

Të ngjashme