Tahiri: Të rëndësishme miratimi i pakos së ligjeve të reformës së administratës shtetërore

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me Ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagčilar. Ai këtë takim e cilësoi si konsultim të frytshëm, ndërsa e konsideron si një hap shumë të rëndësishëm miratimin e shpejtë të pakos së ligjeve të reformës së administratës shtetërore.

“Ishte dakordim i përbashkët se miratimi i shpejt i pakos së ligjeve të reformës së administratës shtetërore është hapi më i rëndësishëm në përqafimin e parimeve evropiane të funksionimit të administratës shtetërore”, ka shkruar Tahiri.

“Tashmë, pavarësisht sfidave në proces, ekziston një konsensus i gjerë shoqëror dhe është krijuar momentumi për të pasur një rregullim të plotë në këtë fushë. Andaj, me këtë rast shpreh respektin dhe vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e pa rezervë të ministrit Jagčilar dhe bashkëpunëtorëve nga MAP”, ka shkruar ai më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme