Tahiri: Të tërhiqet propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kanë kërkuar tërheqjen  e propozimit të Qeverisë lidhur me Ligjin Zgjedhor, si dhe  formimin e një ekipe të përbashkët për reformën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

“Patëm disa kërkesa e para ishte me tërheqjen e ligjit për zgjedhje në Kosovë. Mbrëmë ndodhi një operacion nate që habiti të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kërkuam nga Konjufca që të ndërtohet  një proces konsultimi me partitë politikë e akterë tjerë dhe të bëjë reformë zgjedhore siç i ka hije. Si Aleancë qëndrojmë të palëkundur që diasporës ti mundësojmë votimin po të bëjmë diskutime”, tha ai.

“Si AAK jemi dhe qëndrojmë të palëkundur që t’ia japim të gjitha të drejtat e votimit dhe për të qenë të zgjedhur diasporës. Duhet të bëjmë edhe analizë për manipulime të mundshme nga Serbia. Populli ka folur. VV-ja ka fituar zgjedhjet. Zoti Kurti është në detyrë. Në seancën e parë ia kemi dhënë dy mesazhe. Respektoje besimin që të ka dhënë populli. S’është fjalim i bukur as kritikë, por përgjegjësi e duhet ta ushtrosh atë”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngjashme