Tahiri thotë se ka përvojë të mirë me VV-në: LDK-ja insiston për një koalicion të ndryshimit

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 12:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bashkëqeverisin në komunë e Vushtrrisë.

Të udhëheqin me vendin këto dy parti po tentojnë që pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, por që nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, i the Ekonomia Online se personalisht është ithtar i këtij koalicioni, por që sipas tij, koalicioni me VV-në nënkupton respekt reciprok dhe besim të ndërsjellë.

Krejt kjo me qëllim që sipas Tahiri të ofrohet një ndryshim i shumë kërkuar për qytetarët.

“Unë udhëheq një koalicion me VV-në në Vushtrri dhe kam qenë ithtar i një koalicioni të tillë. Por koalicion nënkupton një respekt reciprok dhe besim të ndërsjellë për të sjellë ndryshim sepse nuk bëhet koalicioni për një subjekt ose tjetrën, por për të ofruar një ndryshim për qytetarët”.

“… unë besoj se LDK-ja po insiston që koalicioni të jetë një ndryshim cilësor për qytetarët e Kosovës”.

Tahiri ndonëse nuk jep prognoza se çka do të ndodh me bisedimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për të qeverisur me vendin, shpreson që këto dy parti të udhëheqin bashkë me vendin.

“Është çështje e dy subjekteve politike se a do të arrihet koalicioni. Por shpresoj që do të ketë”.

Kreu i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa të shtunë kanë zhvilluar takimin e fundit për më shumë se tri orë pas të cilit u tha se nuk u arrit marrëveshje. Pozita e presidentit ka bërë që këto dy parti të mos merren vesh.

Të ngjashme