Tahiri: Tragjike mosprezenca e Qeverisë kur diskutohet shtrenjtimi i rrymës, po zgjerohet autonomia në veri

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është tragjike mungesa e kabinetit qeveritar ku po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, raporton Ekonomia Online.

Tahiri kritikoi Qeverinë për mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohen tarifat e reja. Ai e sheh këtë si zgjerim të një autonomie për veriun.

“Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”, tha ai.

“ZRRE-ja, si organ që duhej të ishte i pavarur dhe jo politik, jep arsyetime politike se pse veriu nuk mund të përfshihet në shtrenjtim të energjisë elektrike. Nga ai organi profesional, tash na del me arsyetime politike që aty ekziston një problem politik dhe ne nuk mundemi me vendos”, tha ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së i kërkoi Kurtit që ta shkarkojë borin e ZRRE-së.

Të ngjashme