Tahiri: Trepça nuk do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 08:23 | Nga

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se çështja e kombinatit “Trepça” nuk do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.

Tahiri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se asnjëherë dhe në asnjë rrethanë pasuritë shtetërore të Kosovës nuk do të jenë pjesë e agjendës së këtij dialogu.

Ministrja për Dialog ka vlerësuar se reagimet e Serbisë lidhur me miratimin e Ligjit për “Trepçën” janë të kota.

Sipas saj, pala serbe nuk është në pozitë ta kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me rastin e “Trepçës”.

Po ashtu, Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i këtij dialogu do të bëjë presion mbi palën e Kosovës që “Trepça” të hedhet në tryezën e bisedimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme