Tahiri: Vaksinimi i kryeministrit para stafit mjekësor e qytetarëve është arrogancë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratiket të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministri Kurti pas marrjes së vaksinës anti-covid.

Ai ka thënë se një kryeministër si akt simbolik do duhej të vaksinohej kur të jenë siguruar vaksinat për të gjithë qytetarët.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, është shprehur ka thënë se është arrogancë e jo simbolikë.

Postimi i plotë i tij:

Vaksinimi i një kryeministri si akt simbolik, do të ishte i tillë vetëm kur ai kryeministër ta kishte zgjedhur me kohë problemin me furnizimin me vaksina. Vetëm kur të ishte siguruar se asnjë qytetar nuk do të mbesë mbrapa, sepse depot janë plot e në pritje.

Në rrethanat tona, kur vaksinat nuk janë siguruar ende, i pari që do të duhej të vaksinohej sot do të ishte dashur të jetë drejtuesi i Qendrës së Klinikës Infektive, ai i cili është për çdo ditë në front të parë me virusin e në ndihmë të qytetarëve.

Ceremonia e vaksinimit kundër COVID-it e një kryeministri, ende pa u vaksinuar stafi mjekësor e ende pa siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës, është arrogancë por kurrsesi simbolikë. Ose është simbolikë që s’na duhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme