Tahiri: Vazhdon degradimi i institucioneve, javën tjetër vendoset për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që në javën e ardhshme të mbahet seanca për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ka bërë e ditur në një konferencë për medie shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Këtë vendim të Kryesisë ai e ka cilësuar si goditje ndaj mediumit publik.

Shkarkimin e Bordit të RTK-së, Tahiri tha se do ta kundërshtojnë edhe në seancën e Kuvendit.

“Më në fund Kryesia e Kuvendit arriti me pas kuorumin dhe me pas seancën e radhës. Seancën e radhës që mbahet javën që vjen kjo mazhorancw ka vendosur të degradojë institucionet e pavarura. Pjesë e kësaj seancë do të jetë shkarkimi i Bordit të RTK-së”.

“Kuvendi është shndërruar në institucion që u shërben interesave të ngushtë të këtij pushteti të udhëhequr nga Albin Kurti”.

“Ne e kemi kundërshtuar sot këtë në Kryesi do ta kundërshtojmë edhe në Kuvend”.

“Nuk po shohim agjendë zhvillimore e rimëkëmbej ekonomike, por vetëm risistemon të fuqishëm të aktivistëve dhe të familjarëve  të tyre”.


Lexo më shumë:

Të ngjashme