Tahiri: Vendimi tash është kthyer tek sovrani, Kosovë urime zgjedhjet

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 16:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shprehur bindjen se Kosova do të arrijë të organizojë zgjedhje demokratike.

Ai pas takimit me u.d së Presidentes Vjosa Osmani, tha se diskutuan për afatet kushtetuese të zgjedhjeve, duke thënë se pas konsultimeve Osmani do të marrë një vendim për datën e zgjedhjve brenda afateve kushtetuese.

“Diskutuam afatet kushtetuese, që ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese. U.d së Presidentes pas konsultimeve edhe me partitë tjera dhe do të marr një vendim për një datë brenda këtyre aftave Kushtetuese”, tha Tahiri.

Ai s’ka folur për ndonjë koalicion të mundshëm.

Tahiri ka thënë se çdo situatë që vendimi kthehet tek sovrani, ajo është festë dhe do ta kalojmë suksesshëm këtë.

“Diskutuam për kohën kushtetuese që kjo zgjedhje të ndodhin. Në çfarëdo situatë kur vendimi transferohet te sovrani ajo është  një festë për të gjithë ne. Të gjithë ne tani më kemi një qartësi dhe vendimi është te populli”, tha Tahiri.

Të ngjashme