Tahiri: Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së.

Tahiri në Konventën e PDK-së ku po pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie tha se rikthimi i saj në shtëpinë e saj në PDK është normale, pasi ajo për një periudh të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një përiudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA. Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo so të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme