Tahiri: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, hap i madh në një kohë sfiduese

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se votimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare sot në Kuvendin e Kosovës është një hap i madh në një kohë sfiduese.

“Marrëveshjet konfirmojnē përkushtimin e Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe partive politike, që të thellojmë partneritetin me partnerët tanë dhe institucionet strategjike. Marrëveshjet premtojnë rezultate dhe efekte në disa drejtime, duke na lejuar një qartësi në planifikimin e financave, në rifreskimin e potencialit vendor ekonomik, në stabilizimin e efekteve negative të shkaktuara nga kriza pandemike, në mbarëvajtjen e projekteve dhe realizimin e tyre efikas, sigurimin e potencialit më të madh financues, përfshirë edhe ndikimin pozitiv te operatorët financiar, ekonomik, si dhe në rrafshin social”.

“Ky duhet të jetë modeli i bashkëveprimit politik, modeli i së ardhmës!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook

Të ngjashme