Tahiri: Zgjedhja e Osmanit është grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Kurtit

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, kryeministri i vendit Albin Kurti është shndërruar në një autokrat.

Tahiri thotë se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk është fitore e demokracisë por grabitje e shtetit nga Kurti

Postimi i plotë:

Institucioni u bë zyrtarisht me president, por edhe Kosova u bë zyrtarisht me një autokrat, i cili në 24 orët e fundit nuk la shantazh, shitblerje, aranzhim e pazar pa bërë që t’i sigurojë votat e turpit, për të nënshtruar pozitën më të lartë të shtetit, duke e vënë në krye të saj Vjosa Osmanin.

Procesi, ngjarja dhe personi që kulmoi sot, kanë të përbashkët si produkt një presidente të padenjë, të varur, përçarëse dhe spektatore e rrënimit të demokracisë së vendit tonë.

Kjo nuk është fitore e demokracisë. Është grabitje e shtetit nga pushteti autoritar i Albin Kurtit.

Prandaj Partia Demokratike e Kosovës do i qëndrojë përballë e në çdo hap, këtij rreziku të hapur ndaj lirisë dhe rendit tonë kushtetues.

Të ngjashme