Tahiri: ZRRE-ja ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe mos të krijojë konfuzion

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 12:34 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRRE-ja duhet ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit sa i përket tarifimit të energjisë elektrike dhe se ZRRE-ja, duhet ta përfill këtë vendim dhe mos të krijojë paqartësi tek KESCO, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini që PDK ka pas një angazhim të madh me ardh deri të momenti ku do të pezullohen tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike. Këtë gjë e kemi arrit. Gjykata e Apelit ka marr vendin që është në favorin e kërkesës tonë”.

“Ajo që është shqetësuese se lexojmë lajme se KESCO ka paqartësi nga ZRRE-ja për tarifat e energjisë elektrike të Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mendoj se këtu ZRRE-ja duhet ta ndal çfarëdo tendence që ka që të mos respektohet ky vendim. Ata kanë thënë vetë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, por siç duket nuk ka dhënë qartësi te KESCO”.

Tahiri tehkson se vendimi i gjyaktës është shumë i qartë dhe duhet të respektohet.

“Ne e kemi dokumentuar edhe si PDK që këtu edhe gjatë këtyre mujove, shkurt mars e tutje vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme për konsumin edhe kur ka qenen ftohte e kemi pas shpenzim të lartë. Importi në vendin tonë ka qenë shumë i vogël. Kjo rritje është e paarsyeshme, sepse importi është shumë i vogël. Ne kemi eksportuar 10 fishin e asaj që kemi importuar. Prandaj, i bëjë thirrje ZRRE-së që të mos krijoj paqartësi e konfuzion, të respektohet në plotin vendimi i Gjykatës Themelore që vendi ynë të tarifohet me tarifat e lira”.

Tahiri foli edhe për Ligjin e Trustit. “Çështja dytë ju e dini që ne si PDK e kemi marr një iniciativë për ri sjelljen e ligjit të Trustit në Kuvendin e Kosovës. Që t’i tërheqin një pjesë të tyre, kanë ndodhur disa vonesa, ashtu siç jeni informu që komisioni do ta trajtoj nesër këtë projektligj. Ne kemi vendosur që për shkak të mostrajtimit në kohën e duhur t’i japim kohë dhe këtë javë edhe javën tjetër”.

“Ne si PDK kemi theksuar që moszbatimi i vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimin e traifinit të shtrenjte është vepër penale. E kemi dorëzuar një kallxim penal pikërisht për këtë keqpërdorim rreth 450 mijë familjeve në Kosovë. Kemi marr njoftim zyrtar nga Prokuroria Speciale se një çështje e tillë është duke u trajtuar”.

“Nuk mund të mbes pa u trajtuar, mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dëmtimit për 450 familjeve të Kosovës”

Sa i përket vizitës së kryeministrit Kurti në SHBA, Tahiri ka thënë se është shqetësuese qëndrimi i tij për një kohë të gjatë në SHBA, duke u spostuar kështu nga çështjet sfiduese më të cilat përballët vendi.

“Në radhë të parë, një qëndrim k të gjatë në SHBA dhe mosrealizimin e asnjë takimi të nivelit të lartë është gjëja më e pakta që e kisha dëshirua edhe për kundërshtarin tim politik. Spostimi prej agjendës nga Qeveria e SHBA çështjen tonë është dëm shumë i madh që ne mund ta imagjinonim që mund t’i bëhet vendit tonë. Është dëmtim shumë i madh për neve që kryeministri të qëndron më shumë se dy javë dhe nuk arrin në nivel të tillë”.

Të ngjashme