Takimet me Scholzin jo të rëndësishme, darka Kurti-Vuçiq po

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Analisti Dukagjin Gorani thotë se takimi më i rëndësishëm i kryeministrit Albin Kurti sot në Berlin, është ai me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së.

“Po më vjen marre me kallxu që s’e kam përjetuar kaq të rëndësishëm, sidomos jo takimin e kancelarit Scholtz me kryeministrin Albin Kurti e as takimin e Scholtz me Vuçiqin”, tha Gorani në emisionin Pressing në T7.

“Unë mendoj se takimi vërtetë i rëndësishëm është ka mbahet teksa po flasim ne”, theksoi ai.

“Unë mendoj se edhe takimi i ndarë me kryeministrin Scholtz kanë qenë pjesë e një formaliteti dhe konferenca për shtyp ka qenë totalisht formale, të dëgjuar dhjetëra e dhjetëra vjet më herët. Ato janë më shumë frazeologji formale e dëgjuar edhe më herët”, tha Gorani.

“Mendoj se rëndësia e mbledhisë në Berlin është darka e cila mbahet sonte ku merr pjesë edhe Lajçak. Kudo ku është Lajçak dhe është kryeministri Kurti dhe Vuçiq aty është Brukseli. S’ka rëndësi a është Berlin. Kudo ku mbahet takimi ku është i pranishëm përfaqësuesi i BE’së në ndonjë nivel të diskutimit është takim legjitim i Brukselit”, tha Gorani.

Të ngjashme