Takimet në qeveri: Hovenier tek Kurti, Abbott tek Bislimi

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ai britanik, Nicholas Abbott janë parë sot në Qeverinë e Kosovës.

Klan Kosova mëson se ambasadori amerikan është duke zhvilluar takim të rregullt javor tek kryeministri Albin Kurti, ndërkaq ambasadori britanik pati takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Me të përfunduar takimin, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, nuk është deklaruar fare mbi rrjedhën e diskutimit që pati me kryenegociatorin, Besnik Bislimi.

Por takimi mes tyre vie në kohën kur Bashkimi Europian po tenton të aranzhojë një datë dialogu në Bruksel me palën serbe.

Ndërkaq ambasadori amerikan nuk është parë ende të ketë dalë nga takimi i tij i cili u tha se është i rregullt javor që zhvillon me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme