Takimet Rama-Vuçiq, gjithmonë kalojnë me batuta të “idhta”

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 19:21 | Nga
Në nëntor të vitit 2014, tensionet ndërmjet Shqipërisë e Serbisë ishin të larta. Në atë kohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Beogradin.

Kjo ishte vizita e parë e një burrështetasi  shqiptar  në Serbi, për rreth 70 vjetët e fundit.

Takimi mes tyre ishte jo pak i tensionuar. Këtij tensionimi i kishte shërbyere dhe ndeshja e zhvilluar ndërmjet Shqipërisë e Serbisë në futboll, të vlefshme në atë kohë për evropianin “Francë 2016”.

Droni me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd, ende qëndronte si mjegull mbi arsyen e politikës dhe politikanëve serbë, raporton lajmi.net.

Kështu, të mbledhura bashkë, tensionet e më shumë se gjysmë shekulli raportesh të acaruara, nuk kishin se si të mos  reflektonin  në konferencën e përbashkët që Rama e Vuçiq patën mbajtur.

“Për Kosovën kemi dy qëndrime të ndryshme, por realiteti është një: Kosova e pavarur, e njohur nga 108 vende të botës”, pati thënë Rama.  “Është një realitet i pakthyeshëm dhe ajo duhet respektuar”.

Kjo deklaratë e tij, pati tensionuar jo pak homologun e tij serb.

“Nuk kam pritur provokime dhe nuk kam pritur që të flas për Kosovën, por duhet të përgjigjem se nuk do ta lejoj askënd ta nënçmojë Serbinë në Beograd”, pati thënë Vuciq., raporton lajmi.net.

Megjithatë, pjesa tjetër e asaj vizite, pati kaluar jo e tëra nën tension. Batutat e kryeministrit shqiptar që nisën nga ai takim vazhdojnë sa herë që ai takon Vuçiqin, jo vetëm në Serbi apo Shqipëri, por  edhe në vende të tjera. Por batutat me pak dozë humori por edhe serioziteti ka thënë edhe Vuçiq.

Lajmi.net ju sjell më poshtë disa prej tyre:

Rama në samitin e  BERZH-it:   “BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”

Rama në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Donald Trump nuk do të jetë Presidenti SHBA. Unë e di këtë, ai nuk e di këtë. Edhe Angela Merkel do të jetë Kancelare e Gjermanisë. Në Moskë nuk e di ç’do të ndodhë”.

Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Më vjen mirë që Rama e di me siguri këtë, unë nuk e di me siguri”, tha Vuçiq.

Rama në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Për BE-në dhe SHBA i di mirë gjërat, për Moskën do të të pyes ty se nuk jam i informuar”.

Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Serbia ka probleme me integritetin territorial dhe ky problem trajtohet ndryshe nga BE-ja dhe nga ne. Por, njerëzit duhet të dinë se kemi pasur mbështetje nga BE-ja kur kemi pasur përmbytje dhe kemi mijëra projekte në Serbi që mbështeten nga BE-ja”, tha Vuçiç:

Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Kam argumenta për të thënë se pala tjetër është fajtore, por nuk do t’i them. Unë them që me pasion do të vazhdojmë dialogun sepse është parakusht për zhvillimin ekonomik të një rajoni të tërë. E di që ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë atë që po them tani, që do të thonë se jam mik i shqiptarëve, por them që nuk do të jetë e lehtë për të gjetur më shumë kompromise”.

Rama në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Për Kosovën nuk biem dakord fare. Unë them se sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë për të gjithë. Por, ka një proces që unë e mbështes: dialogu Prishtinë-Beograd. E përgëzoj përpjekjen e Aleksandar Vuçiq për të parë në të ardhmen, por nuk duhet të harrojmë se kur bëjmë dialog nuk flasim për historinë apo për patriarkun, por për popullin”.

Rama në Forumin e Sigurisë në Beograd: “Trepça është një minierë në Kosovë dhe ju çfarë bëni? E transportoni në Beograd? Ajo minierë i përket qytetarëve të Kosovës. Kjo ka të bëjë me ekonominë”.

Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd:  “Rama është politikan më i mirë se unë. Unë nuk thashë asgjë të keqe për homologët tanë nga Prishtina. Por, do të shpjegoj diçka: për Trepçën them se di më shumë se Edi. Nëse thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizje të keqe për zhvillimin e saj. Nuk folën fare me serbët atje, por vazhduan procedurat dhe i shmangën ata. Jam i frustruar pasi kjo çështje na del këtu nga hiçi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme