Takimi 40 minutësh i ambasadorit amerikan me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , Philip Kossnet ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani

Indeksonline më son se takimi ka nisur në ora 9:50 në zyren e kryeparlamentares dhe ka zgjatur 40 minuta.

Ndryshe, në ora 11:00 pritet që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës drejtuar nga Albin Kurti, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Vlen të theksohet se në seancë nuk do të jenë të pranishëm mediet dhe mysafirë tjerë, përshkak se hapësirat e dedikuara për medie dhe mysafirë do të shfrytëzohen për deputetë tjerë.

Të ngjashme