Takimi Bislimi-Petkoviq në Bruksel, deklarohen nga Qeveria

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, ka vazhduar të premten, në Bruksel.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, tha në këtë takim do diskutohet për dy çështje kryesore që kanë të bëjnë me targat dhe energjinë elektrike.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është atje (në Bruksel). Është planifikuar të ketë pasur një takim mes tij, zotit Lajçak dhe Petkoviqit për të diskutuar dy çështje kryesore; çështja e energjisë dhe ajo targave”, tha ai.

Mes tjerash, Kryeziu u shpreh se kur të përfundojë takimi, do të ketë njoftim mbi këtë ngjarje, qoftë nga zëvendës-kryeministri Bislimi apo nga stafi i tij.

“Ajo çka unë di është se në momentin kur do të përfundojë takimi, në qoftë se nuk ka përfunduar ndërkohë, do të ketë njoftim nga zv/kryeministri Bislimi apo stafi i tij mbi atë takim”, tha Kryeziu.

Megjithatë, sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Të ngjashme