Takimi i ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiq varet nga ai i ekspertëve të mërkurën

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën do të ketë takime të reja në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE’së, Peter Stano.

Një raund i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në nivelin e të ekspertëve do të mbahet të mërkurën, 7 Korrik, ka thënë zëdhënësi i BE’së, Peter Stano për Tanjug.

Sipas burimet të Tanjug, në Bruksel, thuhet se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë do të caktohet në relacion me arritjet e bisedimeve të eksperteve për temat që do të diskutohen të mërkurën.

Ndërsa për një takimi të nivelit të lartë në mes të kryeministrit t ë Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic, Stano ka thënë se do të vendoset në një kohë të përshtatshme.

“Për një takim të mundshëm midis Kurtit dhe Vucic do të njoftohet kur koha vjen”, ka thënë Stano.

“Nëse temat e diskutueshme nuk zgjidhen në nivelin teknik, do të caktohet një takim i ri ekspertësh. Nëse arrihet një marrëveshje, finalizimi do të jetë në një takim në një nivel të lartë politik,” citohet të ketë thënë një diplomat nga Bruksel.

E duke u nisur nga takimi i fundit që është zhvilluar në mes të Kurtit dhe Vucic në Bruksel, ku ka pasur mospajtime të mëdha në qëndrimet e tyre, takimi i radhës mund të shkoj drejt dështimit. Gjithashtu ishte raportuar se ky takimi u shoqërua me tensione, e në përfundim të tij nuk është shënuar asnjë arritje.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vucic kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

E deklarimi i zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, duke mos qenë i qartë për takimin e ardhshëm të niveleve të larta, ngreh edhe me shumë mëdyshje nëse Kurti dhe Vucic do të takohen në fund të korrikut, siç kishte deklaruar shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Duhet theksuar se, të mërkurën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic së pari do të kenë takime të ndara me të dërguarin e posaçëm i BE’së për dialogun, Mirosllav Lajçak

Ndërsa për këtë takim nuk bërë asnjë njoftim nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku kishte dallime të theksuar në qëndrimet e tyre, ndërsa ishte raportuar për debate të ‘nxheta’ e me tensione.

Të ngjashme