Takimi i fundit i Haradinajt në Washington para se të niset për Kosovë

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Takimin e fundit në Washington, para nisjes për në Kosovë, kryeministri, Ramush Haradinaj, e pati me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan EkonomiaOnline.

Nuk dihet për çfarë është diskutuar konkretisht, por takimin e konfirmoi vetë Meta në Facebook.

“Pata kënaqësinë të takohesha në New York me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Washington DC dhe para nisjes së tij në Kosovë,” shkruan Meta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme