Takimi i partnerëve të koalicionit me dyer të mbyllura

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 16:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar takimi i partnerëve të koalicionit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo një takim i tillë nuk është i hapur edhe për media.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Këto takime po vijnë si rezultat i taksës së vendosur për mallrat serbe dhe ato të Bosnjës dhe insistimin e ndërkombëtareve për heqje të taksës.

Mediet po qëndrojnë afër Qeverisë për të përcjellë zhvillimet rreth këtij takimi, por ato nuk po lejohen të hyjnë në objektin e Qeverisë.

Të ngjashme