Takimi i tretë i grupeve punuese VV-LDK mbahet më 28 tetor

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Takimi i radhës i grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së do të mbahet më 28 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

Komunika e plotë:

Në vijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes Vetvëndosje përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor.

Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javëve të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme.

Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme