Takimi Kurti-Mustafa shtyhet për në orën 15:00

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë takimi mes kreut të Vetëvendosjes e atij të LDK-së.

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i paraparë që të mbahet në orën 14:00, siç mëson Ekonomia Online, është shtyrë për në orën 15:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Vetëvendosjes, përmes një kumtese për media u bë e ditur se bisedimet mes partive janë intensifikuar.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, u tha në njoftimin për media.

Të ngjashme