Takimi në Bruksel, Konjufca: Kurti s’do të lejojë të diskutohen vetëm temat e brendshme të Kosovës

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 14:39 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se në dialogun që është zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë janë diskutuar vetëm tema të brendshme të Kosovës, por se kjo qasje sipas tij do të marrë fund, raporton Ekonomia Online.

Konjufca e nisi konferencën për medie duke iu drejtuar gazetarëve.

Ai tha se ka dëgjuar disa thashetheme kohëve të fundit, që gazetarët duan të hidhërohen me të.

Këto deklarime të Konjufcës vijnë pasi që ky i fundit për disa mbledhje rresht ka refuzuar të flas për medie.

“Kam dëgjuar thashetheme që doni me u hidhërua më mua. Këtu më keni urdhëroni”.

“Dialogu me Serbinë duhet të gjykohet në bazë të asaj që ka ndodhur me 14 shkurt, rezultatit të madh politik. I përkthyer i bien që nuk mund të ketë dialog të njëjtë në takimet e Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i vitit 2011 ka qenë i gabuar. Dialog që në fushat vitale të jetës institucionale të Kosovës ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në fushën e drejtësisë”.

“Të tilla gjëra më nuk do të ndodhin. Na duhet një përfaqësim dialogues i ri, që i jep garanci popullit të Kosovës se të tilla gjëra më nuk do të ndodhin. Jam i bindur që kryeministri Kurti në ditën e nesërme në takimet që ka atje do të përfaqësoj dinjitetshëm atë që ka ndodhur me 14 shkurt kur qytetarët i kanë thënë stop shumë gjërave si dialogut me Serbinë”.

Kryekuvendari tha se është substanciale që në dialog të kërkohet njohja e Kosovës.

“Kosova e kërkon atë që është substanciale në raport më Serbinë dhe substanciale është që Serbia ta njoh Kosovën, Aleksandar Vuçiq ta njoh një realitet të ri”.

Tutje, ai tha se dialogu nuk duhet të lidhet me liberalizimin e vizave.

“Dialogu nuk duhet të lidhet me liberalizimin e vizave sepse kushdo që e bën i bën një dëm të madh liberalizimit të vizave. Meqenëse kriteret për plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim të vizave Kosova i ka përmbushë në vitin 2017″.

“Dialogu mundet me zgjatë me vite të tëra. Por liberalizimi i vizave nuk duhet të lidhet me këtë proces sepse qytetarët e Kosovës mbesin peng pastaj”.

Ndërsa sa i përket Asociacionit për komunat me shumicë serbe tha se kjo çështje nuk duhet të diskutohet pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër.

“Sa i përket asociacionit qëndrimet e institucioneve janë të qarta dhe pozicioni është ky që asociacionin e ka hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese”.

“Duhet të krijohen më shumë mekanizma për pjesëmarrje më aktive të deputetëve në seanca”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme