Takimi te Presidenti, Lista Serbe shprehet kundër zgjedhjeve të reja

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk përkrah shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë.

Në takimin me presidentin Hashim Thaçi, Rakiq ka thënë se në këtë situatë që gjendet Kosova, pra në kohën kur po përballet me pandeminë COVID-19 mbështesin krijimin e një qeverie të re në legjislaturën aktuale.

Kundër zgjedhjeve të reja janë shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK dhe Partia Demokratike e Kosovës, derisa Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar që të shkohet në zgjedhje të reja.

Të ngjashme