Takohen grupet punues të VV-së dhe LDK-së, flasin për ekonominë

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 15:13 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar takimin në selinë e kësaj të fundit ku do të flasin për ekonominë, raporton Ekonomia Online.

Në takim nga LDK-ja janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, ndërsa nga LVV-ja janë Besnik Bislimi, Hekuran Murati dhe Glauk Konjufca.

Nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.

Takimi i parë VV-LDK pas zgjedhjeve ka ndodhur ndërmjet dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

LEXONI EDHE:

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/423305425039821

Të ngjashme