Takohen Haradinaj dhe Veseli, flasin për zbatimin e marrëveshjeve për dialogun teknik me Serbinë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Ata gjithashtu në këtë takim biseduan edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, poashtu kryeministri Haradinaj e njoftoi kryeparlamentarin Veseli edhe për takimin e mbajtur në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe. 

Këtë e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrejtin social Facebook.

“Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe”.

“Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme