Takohen Hyseni e Limaj, dialogu më Serbinë temë diskutimi

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se takimi me Limajn ka qeën shumë përmabjtësor, ku temë e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

“Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtjesore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se është dakorduar me kreun e Nismës për bashkërendim dhe unitet sa më të fuqishëm politik.

“Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

Koordinator shtetëror është takuar edhe me ish-ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e realizuara në Bruksel.

Të ngjashme