Takohen krerët e shtetit, s’flasin për media

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 10:18 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka përcjellë nga zyra e tij kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të dy ishin në takim te i pari i shtetit, i cili u mbajt larg medieve, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka pararaparë në orën 10 takim me shefin e USAID-it, James Hope, për t’i ndarë një mirënjohje, kurse Haradinaj ka paralajmëruar një konferencë për medie në orën 11:30.

Në mëngjes u raportua në media se është formuar ekipi negociator për dialog me Serbinë, pa opozitën, por që asgjë ende nuk është zyrtare.

Të tre krerët e shtetit nuk kanë pranuar që të komentojnë për arsyen e takimit.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme