Takohen Limaj dhe Meta: Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të martë një takim me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike dhe ekonomike mes dy shteteve të kombit shqiptar.

Përmes një postimi në rrejtin social, Meta ka shkruar se Limajn e ka informuar në lidhje me vendimet që u morën në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë të Shqipërisë e Kosovës ditën e jeshme.

Për më tepër lexoni postimin ë metës:”

Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.


Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.
Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.

Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme