Takohen Palmer dhe Bërnabiq, diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës – ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer pas takimit që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij është që Kosova duhet të tërheqë vendimin e saj mbi taksën.

Bërnabiq dhe Palmer diskutuan edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe mundësinë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Zyrtari i lartë amerikan kërkesën për heqjen e taksës e bëri edhe gjatë një takimi që pati paradite në Beograd me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit si dhe për rrugën e tyre drejt BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme