Takohen VV-ja dhe LDK-ja, flasin për arsimin dhe shëndetësinë

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 15:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka filluar takimi i radhës ndërmjet grupeve punuese të Lëvizje Vetëvendosje kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Ky do të jetë takimi i pestë ndërmjet këtyre grupeve punuese ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë.

Ekipi i LDK-së po merr pjesë: Avdullah Hoti; Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri, ndërsa nga LVV-ja: Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi, Alberia Nagavci, Glauk Konjufca dhe Arben Vitija.

Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në VV.

Përderisa nga VV-ja kanë deklaruar se roli i tij në bisedime nuk është i rëndësishëm.

Të ngjashme