Talat Xhaferi: Vdekja e Demaçit, humbje për gjithë njerëzimin

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:59 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një minutë heshtje ka filluar seanca komemorative për veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se vepra e Demaçit nuk do të harrohet kurrë.

“Nuk u ndal kurrë së menduari për atë se si të ndërtohet një shtet i pavarur e demokrat dhe i barabartë me të tjerët. Ndarja e Adem Demacit nga jeta është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjithë njerëzimin. Personaliteti i tij unik është i pazëvendësueshëm dhe vepra e tij nuk do të harrohet kurrë”, tha Xhaferi.

Vaselika Hysi, nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, tha se ndarja e Adem Demaçit nga jeta na thërret për t’u bërë më të fortë.

“Sot në emër të kryetarit të Shqipërisë dhe në emër të gjithë kolegëve të mi, deputetëve të mi, shpreh ngushëllimet për këtë humbje. Kosova e lirë humbi një ndër frymëzuesit dhe martirët e saj. Ndarja nga jeta e Adem Demaçit thërret për t’u bërë të gjithë më të fortë”, tha Vaselika Hysi.

Pas mbledhjes komemorative, në Kuvendin e Kosovës kanë filluar homazhet, të cilat do të vazhdojnë deri në ora 20:00, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme