Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë,  Zahir Tanin, gjatë raportimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e dy punonjësve të UNMIK-ut nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të 28 majit në Veri.

Ai ka përmendur arrestimin e dy punonjësve të tyre, duke theksuar se gjatë arrestimit nuk është respektuar imuniteti i punonjësve të UNMIK-ut.

Tanin ka thënë po ashtu se Prishtina nuk i ka dhënë shumë dëshmi OKB-së lidhur me arrestimin e dy punonjësve.

Duke përmendur vendimin e Kosovës, ku shtetasi rus u shpall “non grata”, Tanin ka thënë se doktrina “Non grata”, nuk vlen për punonjësit e OKB, raporton lajmi.net.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për taksën, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri.

Ky është fjalimi i plotë:

Vendosja e tarifës 100 për qind ende vazhdon përkundër kërkesave për heqjen e saj. Prishtina gjithashtu kanë caktuar kushte por jo gjithmonë me unifikim të qëndrimeve, nëse një ekip negociator është themeluar, mbetet për tu përcaktuar. Në këto rrethana udhëheqësit duhet të ushtrojnë përgjegjësin e tyre, në mënyrë që këtë qeshje komplekse ta drejtojnë larg një konflikti. Unë shpresoj që të gjitha palët mund të punojnë bashkërisht për tu siguruar që takimi të mbahet në Paris të shfrytëzohet nga palët për të rikthyer qeshjet substancialë.

President një nga zhvillimet e rëndësishme ishte organizimi i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, pas dorëheqjes të kryerëve si reagim ndaj rritjes se taksës. Presidenti i Kosovës shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet ishin te qeta, të cilat i kanë fituar kryetarë serb. Konkurrenca e kufizuar në zgjedhje ishin çështje që janë vrenjtur nga disa përfaqurës diplomatik. Z.President në mëngjesin e 28 majit Policia e Kosovës ka ndërmarr një operacion në komunat veriore ku në shënjestër ka pasur të dyshuar për kontrabandë. Ky operacion çoj në arrestimi n e disa të dyshuarve, gjatë këtij operacioni ka pas edhe të lënduar, po ashtu janë arrestuar edhe dy punonjës të UNMIK, një ndërkombëtar dhe një vendor, si dhe u lënduan në dy incidente.

Kjo është veçanërisht që ju ta dini se duke pasur parasyesh informacione e paverifikuara që janë paraqitur në opinion. Sot dua t’i theksoj disa pika me interes, e para imuniteti i punonjësve tonë nga arrestimi nuk është respektuar. Është bastisur në mënyre jo të duhur, e dyta përkundër kërkesave tona për një bashkëpunim me autoritete e Prishtinës, gjendja e tanishme është se Prishtina i ka dhënë OKB-së shumë pak dëshmi lidhur me arrestimin e punonjësve, njëkohësisht ata kanë lëshuar deklarata.

Në këto informata ,mungon baza adekuate e dëshmive. Dhe kemi po ashtu shmangie në qeshjet thelbësore. Një ditë pas largimit nga Kosova punonjësi ynë, ai është shpallur publikisht si person “non grata”. Ashtu siç është theksuar doktrina e personave nuk vlen për punonjësit e OKB. Se katërti, jam alarmuar se dy punonjësit duket se i janë nënshtruar forcës dhe keqtrajtimit dhe u janë shkaktuar lëndime. Gjatë këtyre ngjarjeve kam qenë i obliguar që të kërkojë lirimin e menjëhershme të punonjësve të OKB-së. Pavarësisht kësaj ne mbesim të përkushtuar që komunikimi me autoritete e Prishtinës do të përmirësohet. Duam të bëjmë të qartë se misioni ynë i përkrah të gjitha përpjekjet e Prishtinës në eliminimin dhe luftimin e kontrabandës.

Të ngjashme