Tanja Fajon pohon se ka një ngërç nga shtetet e BE-së për zgjerimin

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja sllovene e grupimit Social-Demokrat, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka kërkuar që Këshilli Evropian i Bashkimit Evropian të mbajë premtimin e tij dhe të mos e shtyjë për më vonë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Fajon thekson faktin se ka një ngërç për sa i përket kësaj qasjeje nga ana e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton Shekulli.

Tanja Fajon shkruan se: Nuk ka arsye për një shtyrje të mëtejshme për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli Evropian duhet të mbajë premtimet e tij. Drafti i fundit vërteton se ka një ngërç për këtë çështje nga ana e shteteve anëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme