Tasholli: Kosova pa Amerikën nuk mund të mbijetojë 24 orë, duhet të dëgjohen kërkesat e saj

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Ismail Tasholli, ka thënë se evoluimi i Albin Kurti është duke evoluuar në pozitën e Kryeministrit.

Ai ka thënë në Info Magazine se Kurti në dhjetë ditët e fundit ka përsëritur disa herë se taksa nuk do të hiqet pa u vënë reciprociteti.

“E ka potencuar që ka qenë premtim i tij gjatë fushatës dhe atë premtim duhet ta mbajë sepse me atë premtim ka ardhur në pushtet. Ndërrimi i pozicionit të tij është alarmant sepse flet nga pozita e Kryeministrit”.

Sipas Tashollit Kosova nuk ka fuqi t’i refuzojë kërkesat amerikane si ajo për heqjen e plotë të taksës.

“Nevoja jonë shtetërore është – thënë pa dorëza – që duhet të jemi të dëgjueshëm ndaj Amerikës. Ne jemi të pafuqishëm pa takat politikë të merremi me veten dhe të gjejmë zgjidhje me Serbinë. Cilët jemi në pa Amerikën? A mund të mbijetojë Kosova në kontekstin politik pa Amerikën? Përgjigja është JO”.

Ai ka theksuar se në konferencën e djeshme Kurti ka përdorur përfaqësuesit e bizneseve dhe organizatave biznesore.

“Taksa është problem ekskluziv politik dhe pak ka të bëjë me një qasje ekonomike. Stërkeqa që po bëhet sot sikur po e bllokojmë Serbinë është qasje e gabueshme. Taksa pashmangshëm është e lidhur me një kërkesë amerikane për heqjen e saj për arritje të marrëveshjes me Serbinë”.

“Amerika e thotë që duhet të hiqet taksa dhe duhet të rifillojë dialogu. Kjo është thirrja e aleatit tonë kryesor dhe nuk duhet ta rrezikojmë”.

Tasholli ka shtuar se reciprociteti as që duhet të përmendet si zëvendësim i taksës.

Të ngjashme