Të enjten Kuvendi debaton për punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën plenare të së enjtes do të debatojnë për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj.

Në rend dite janë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Po ashtu në rend dite janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar.

Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë nga ora 10:00.

Të ngjashme