Të enjten më së largu mblidhet Kuvendi për demarkacionin, në pikëpytje prezenca e Listës Serbe

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 10:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë tha se seanca do të thirret më së largu ditën e enjte, raporton Ekonomia Online.

“Ne brenda ditës ja kthejm Kuvendit dhe jemi të gatshëm për seancë qysh nga dita e nesërme. Seanca do të ftohet nesër ose pasnesër. Pasnesër gjithqysh sepse nuk kemi kohë më shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet edhe për abstenimin e Listës Serbe dhe se a do ta votojnë marrëveshjen e re të nënshkruar nga dy presidentët, ai u përgjigj se prezenca e tyre në mbledhjen e sotme ishte një shenjë e mirë.

“Ishte shenjë e mirë që ishin në mbledhje të Qeverisë, sepse për shumë tema tjera nuk ishin, dmth është shenjë e mirë dhe ta shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Haradinaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme