Të enjten seanca për Trustin, Kusari-Lila shprehet sërish kundër

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për caktimin e tri seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

E para do të jetë nesër e fillim në ora 13:00 ku do të bëhet vazhdimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, derisa seancë të re Kuvendi do të mbajë të enjten më 16 qershor, me fillim në ora 10:00. Po ashtu, për seancë tjetër u vendos të enjten më 26 qershor.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shumë projektligje të rëndësishme do të shqyrtohen dhe votohen në këto seanca.

Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër më fillim të orës 13:00.

Ndërsa seanca ku do të diskutohet për Trustin do të mbahet të enjten.

“U morr vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka thënë se askush nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes nuk e përkrahë idenë e tërheqjes së këtyre mjeteve.

“Kjo nuk ka të bëjë me inate politike apo kokëfortësi tonën në raport me kërkesën. Por, sepse është e dëmshme dhe e shkatërron Trustin. Brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë zë që e ka kërkuar mbështetjen e kësaj iniciative”, tha Kusari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo tha se ky është inat politik i opozitës.

“Nuk do ta mbështesim iniciativën”, tha Kusari-Lila.

Lexo më shumë:

Të ngjashme