Të enjten seanca për votimin e komisioneve, Osmani e fton PDK-në t’i kthehet Kuvendit

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 12:52 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së kryesisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka deklaruar se seancë për votimin e komisioneve do të mbahet të enjten, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka potencuar se PDK-së, iu janë mbetur dy komisionet më të rëndësishme, ai për financa publike dhe agjencisë për inteligjencë.

Siç tha ajo se deri të mërkurën pret nga grupet parlamentare t’i dërgojnë emrat e anëtarëve të përbërjes së komisioneve.

“Me unanimitet vendosem për seancën e të enjtes për konstituimin ne komisioneve. Do të kemi votim me 2/3. Me pajtimin e tyre u bë përzgjedhja sipas formulës. PDK i kanë mbetur dy komisionet me të rëndësishme mbikëqyrja e qeverisë dhe mbikëqyrja për inteligjencë”.

“Është bërë përzgjedhja e nënkryetarëve, komunitetet jo shumicë do t’i dërgojnë emrat deri nesër. Deri të mërkurën duhet t’i dërgojnë edhe emrat e anëtarëve. Kemi humbur mjaftë kohë në shumë vendime për shtetin. Çështje tjera që u diskutuan ishin teknike”, tha ajo.

Osmani ka komentuar edhe bojkotin e sërishëm nga PDK-ja, për të cilën tha se është bojkot politik.

“PDK ka filluar bojkotin me 3 shkurt nga institucionet. Është bojkot politik dhe nuk ka të bëjë me fotografinë. Çështja e fotografisë është e mbyllur. Deputeti zgjidhet për interesa të qytetarëve, shpresoj që do ta ndryshojnë këtë qasje. Të arrijmë unitet për proceset e shtetit. PDK e dinë se ne nuk kemi hezituar asnjëherë për vendime të rëndësishme”, u shpreh Osmani.

“Te gjitha procedurat kanë qenë në përputhje me kushtetutën dhe me kohë. Vendimi i Kuvendit merret parasysh dhe jo procedurat teknike. Gjykata Kushtetuese shqyrton aspektin ligjor. E shoh si kundërshtim politik sese sa më procedurën e zgjedhjes. Ti thërrasin arsyet dhe të punojnë për besimin e qytetarëve të cilët e kanë votuar”, tha Osmani.

Osmani ka paraqitur edhe listën e komisioneve të marra nga partitë politike.

Komisioni për diasporë-AAK

Për integrime evropiane-LDK

Legjislacion-LDK

Rini dhe sport-LDK

Për buxhet dhe financa-VV

Ekonomi, punësim dhe investime strategjike-NISMA

Bujqësi-VV

Për të drejtat e komuniteteve -Lista Serbe.

Grupi 6+ për të drejtat e njeriut

Komision për AKI -PDK

Për financa publike-PDK

Të ngjashme