Të gjitha ngjarjet e planifikuara për 14-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Për nder të të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë do të mbahen aktivitete të shumta, në organizim të institucioneve qendrore dhe komunave të Kosovës.

AGJENDA E AKTIVITETEVE PËR DITËN E PAVARËSISË: 17 SHKURT 2022

08:00 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në nderim të Ditës së Pavarësisë. Marrin pjesë presidentja Osmani, kyeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti dhe komandanti i FSK-së. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë së Kosovës)

09:10 – Vendosen kurora me lule në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. (Prekaz)

10:00 – Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi Komunal, Deçan)

10:00 – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anëtarët e Kryesisë, bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (Varrezat, Velani)

10:30 – Vendosen kurora me lule te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, nga presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryeministri Kurti. (Varrezat, Velani)

10:30 – Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. (Kuvendi Komunal, Skenderaj)

10:40 – Vendosen kurora me lule te varri i veprimtarit Adem Demaçi, nga presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit, Konjufca dhe kryeministri Kurti. (Velani)

11:00 – Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nderë të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare)

11:00 – Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të pavarësisë. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

11:00 – Kuvendi i Komunës së Istogut mban seancë solemne për nder të pavarësisë. (Kuvendi Komunal, Istog)

11:30 – Kombëtaret e veteranëve, të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë, marrin pjesë në turneun e futbollit për nderë të Pavarësisë së Kosovës. (Kampi Nacional, Hajvali)

12:00 – Me rastin e Ditës së Pavarësisë, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)

13:00 – Zbulohet Obelisku “14 vjet shtet”. (Sheshi “Skënderbej”, Pejë)

13:00 – Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi për nder të Pavarësisë së Kosovës. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

14:00 – Bëhet promovimi i librit “78 ditë bombardime të NATO-s”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

15:00 – Përmbyllet konkursi për fotografi “Colours of Albanians 2022”, bashkë-organizim i MPJD-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare)

16:00 – Pritja shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

17:00 – Koncerti i Filarmonisë së Kosovës me vepra të kompozitorëve shqiptarë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

18:30 – Program i përbashkët i Ansambleve Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

Të ngjashme