Të hënën betohen deputetët e legjislaturës VIII të Kuvendit

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.

“Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Dhënia e betimit të deputetëve,
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme