Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 15:49 | Nga

Të hënën do të mbahet  mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare

 Më poshtë janë pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëtor, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,
  18. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  20. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
  21. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,
  22. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  23. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,
  24. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  25. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme